“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dy varreve, të cilët po dënoheshin dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre) . Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj mori një degë të njomë, të cilën e ndau në dysh dhe në secilin varr e nguli nga një. Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?” Pejgamberi ﷺ tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për aq kohë sa degët nuk thahen .””