“Haxhaxh ibn Minhali ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi se Haseni tregon: “Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na ka treguar në këtë xhami, ndërkohë as kemi harruar, as frikësohemi se ai gënjen ndaj Pejgamberit ﷺ, dhe ka thënë: “Ngaqë një njeri kishte pasur plagë (të mëdha) , e mbyti veten, e në atë rast Allahu tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia bëra haram Xhenetin.””