“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej: “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit dhe dënimi i Zjarrit, nga sprova e jetës dhe e vdekjes, si dhe sprova e mesihut Dexhall!””