“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seid ibn Ebu Seidi, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vendoset xhenazja (në tabut) dhe burrat e bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni, ngutuni (për të më dërguar në varr) !” E, nëse nuk ka qenë i tillë, thotë: “Mjerë unë, ku po më dërgoni!” Çdo gjë e dëgjon zërin e saj, përveç njeriut, i cili, sikur ta dëgjonte, do të alivanosej.””