“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Sulejmani, e ky nga Hishami. [t]: Muhamed ibn Harbi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Mervan Jahja ibn Ebu Zekerija, e ky nga Hishami, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon : “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte i sëmurë, kërkonte leje (nga gratë e tjera për të qëndruar tek unë) duke thënë: “Ku jam sot e ku jam nesër?” - duke e pritur me padurim ditën e Aishes. Dhe, kur ishte dita ime, Allahu ia mori shpirtin duke qenë në gjoksin tim, andaj u varros në shtëpinë time.””