“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Muxhahidi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos i shani të vdekurit, sepse ata kanë arritur te veprat që kanë bërë.” (Këtë hadith) e transmeton Abdullah ibn Abdulkudusi nga Ameshi, si dhe Muhamed ibn Enesi nga Ameshi. Ndërkaq, trasmetimin e Ademit e ka fuqizuar Ali ibn Xhadi, Ibn Arare dhe Ibn Ebu Adiu nga Shuëbe.”