“Ebu Asim Dahak ibn Mahledi na ka treguar nga Zekerija ibn Is'haku, e ky nga Jahja ibn Abdullah ibn Sajfiu, e ky nga Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ e dërgoi Muadhin në Jemen, i tha: “Bëju thirrje të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut. Nëse binden në këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim pesë namazet brenda një dite e një nate. Nëse binden në këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim zekatin në pasurinë e tyre, që u merret të pasurve e u jepet të varfërve të tyre.””