“Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Seleme Huzai Mensur ibn Seleme, e këtij i ka rrëfyer Sulejman Ibn Bilali, e ky nga Zejd ibn Eslemi se Ata ibn Jesari tregon se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) mori abdes (ku fillimisht) lau fytyrën, pastaj me një grusht të mbushur me ujë shpëlau gojën dhe hundën. Pastaj mori një grusht tjetër ujë, i bëri dy duart bashkë dhe ashtu e lau fytyrën. Mori një grusht ujë dhe e lau dorën e djathtë, pastaj me ujë tjetër lau dorën e majtë. I dha mes'h kokës, pastaj mbushi një grusht me ujë dhe e derdhi në këmbën e djathtë, derisa e lau, e me një grusht tjetër e lau të majtën. Pasi e kreu, tha: “Kështu e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke marrë abdes.””