“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç në dy raste: 1. Ndaj personit që Allahu i ka dhuruar pasuri e ai e shpenzon me të drejtë; 2. Dhe ndaj personit që Allahu i ka dhënë urtësi, me të cilën ai gjykon dhe ua mëson të tjerëve.””