“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa u shtuar pasuria në mesin tuaj e të teprojë, saqë i pasuri do të brengoset kush do t'ia pranojë lëmoshën. Kur ia ofron ndokujt, i përgjigjet: “Nuk kam nevojë.””