“Jahja ibn Jahjai na ka thënë: Na ka rrëfyer Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Shekiku, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gruaja që jep (lëmoshë) prej ushqimit të shtëpisë së saj, pa e tepruar, do të shpërblehet. Burrit i takon (shpërblimi për) atë që ka fituar, e njëjtë edhe punëtorit të depos (i cili e kryen urdhrin e pronarit) .””