“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Burde, e ky nga babai i tij se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo musliman duhet të japë sadaka.” Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, po ai që nuk ka? - “Punon me duart e veta, i bën dobi vetes dhe jep sadaka”, - tha ai. - Po nëse nuk ka mundësi? - pyetën. - “E ndihmon nevojtarin e shkretë”, - iu përgjigj ai. - Po nëse nuk ka mundësi? - pyetën. - “Le të bëjë mirë e të ndalet prej së keqes, kjo është sadaka për të”, - iu përgjigj ai.”