“Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Bekri i shkroi një letër që përmbante urdhrat e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij: “Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje femër njëvjeçare, por nuk e posedon, ndërkohë ka ndonjë deve femër dyvjeçare, i pranohet ajo. Mirëpo, mbledhësi i zekatit duhet t'ia kthejë njëzet dërhemë ose dy dele. Nëse nuk ka deve femër njëvjeçare me cilësitë e kërkuara, por ka deve mashkull të moshës dyvjeçare, atëherë i pranohet ky e nuk i kthehet asgjë.””