“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Muhamed ibn Jahja ibn Habani, e ky nga xhaxhai i tij, Vasi ibn Habani, se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Disa njerëz po thonë: “Kur të ulesh për ta kryer nevojën, mos u drejto as nga kibla, as nga Kudsi.” Ai rrëfen: “Hipa mbi një shtëpi tonën dhe brenda mureve e pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ (ulur) mbi dy tulla për të kryer nevojën, duke qenë i drejtuar nga Kudsi.” Pastaj iu drejtua një të pranishmi: “Vallë, a mos je prej atyre që gjatë sexhdes i bashkojnë kofshët me barkun?” Vasiu i tha: “Nuk e di, për Allah!” Maliku sqaron se Ibn Omeri kishte për qëllim atë që, kur bie në sexhde, nuk ngrihet mjaftueshëm nga toka, por qëndron ngjitur me tokën.””