“Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Zejdi, e ky nga Ijad ibn Abdullahu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ doli në namazgjah për namazin e Bajramit të Kurbanit ose Fitrit dhe, pasi u fal, u kthye, i këshilloi njerëzit dhe i urdhëroi për lëmoshë, duke thënë: “O njerëz, jepni lëmoshë!” Pastaj kaloi pranë grave e u tha: “O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë se ju jeni banoret më të shumta të Zjarrit.” Ato e pyetën: “Për çfarë arsye, o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë (e bashkëshortit ose të dikujt të tillë) . Nuk kam parë të mangëta në mendje dhe fe e që ia turbullojnë mendjen burrit të matur më shumë se ju, o gra.” Pastaj shkoi. Kur arriti në shtëpinë e tij, vajti Zejnebja, gruaja e Ibn Mesudit, e cila kërkoi leje për të hyrë. I thanë: - O i Dërguari i Allahut, Zejnebja. - “Cila Zejnebe?” - pyeti ai. - Gruaja e Ibn Mesudit, - i thanë. - “Po, lejojeni!” - tha ai. E lejuan (që të hyjë). - O i Dërguari i Allahut, sot urdhërove për lëmoshë, e unë kam një stoli timen që dëshiroj ta jap lëmoshë. Mirëpo, Ibn Mesudi po pretendon se ai dhe fëmijët e tij janë më meritorët për lëmoshën time. - “Ibn Mesudi e ka thënë të vërtetën. Burri dhe fëmijët e tu janë më meritorët për lëmoshën tënde”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”