“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junus ibn Jezidi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Për ato gjëra që i ujitin shiu dhe krojet ose që e thithin ujin vetvetiu (pa i ujitur dikush) , jepet një e dhjeta. Ndërkaq, për ato që ujiten , jepet gjysma e një të dhjetës.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ky hadith e sqaron hadithin e Ibn Omerit (në nënkapitullin paraprak), sepse Pejgamberi ﷺ në hadithin paraprak nuk e ka caktuar (arritjen e nisabit të drithërave), ndërsa në këtë hadith e ka përcaktuar. Shtojca (e ndonjë shprehjeje të transmetuesve) është e pranuar, (shprehja e) veçantë e specifikon (shprehjen e) përgjithshme kur transmetohet nga transmetuesit e drejtë dhe besnikë. Kjo i ngjan transmetimit të Fadël ibn Abasit se Pejgamberi ﷺ nuk është falur brenda Qabesë. Ndërkaq, Bilali ka pohuar se ai është falur (brenda saj). Prandaj, merret (për bazë) fjala e Bilalit e jo e Fadlit.””