“Omer ibn Muhamed ibn Hasen Esediu na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Tahmani, e ky nga Muhamed ibn Jezidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur (medinasit) i vilnin palmat, të Dërguarit të Allahut ﷺ ia sillnin hurmat (e zekatit). Secili i sillte të vetat, saqë Pejgamberit ﷺ i tuboheshin një grumbull hurmash. Haseni dhe Husejni luanin me këto hurma. Kështu, njëri prej tyre mori një hurmë dhe e futi në gojë.” I Dërguari i Allahut ﷺ e shikoi dhe ia nxori hurmën nga goja dhe i tha: “A nuk e di se familja e Muhamedit ﷺ nuk e ha lëmoshën?””