“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zuraji, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Hafsa bint Sirini se Umu Atije Ensarja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ hyri tek Aishja dhe i tha: - “A keni diçka (për të ngrënë) ?” - Jo, përveç asaj që na e ka dhuruar Nusejbja, (mish) prej deles lëmoshë që ia pate dhuruar, - iu përgjigj ajo. - “Ka arritur në vend të vetin (andaj përgatitma për ta ngrënë) ”, - tha ai.”