“Abdullah ibn Muniri na ka treguar se e ka dëgjuar Jezid Adeniun, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e këtij i ka treguar Ijad ibn Abdullah ibn Ebu Serhu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ sadakanë e fitrit e jepnim një saë ushqim, hurma, elb ose stafidhe. Kur erdhi Muaviu (si halife) dhe përdorej gruri (nga Shami), tha: “Mendoj se një grusht nga ky grurë është i barabartë me dy grushte (gjysmë saë i ushqimeve të tjera).””