“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Muadh Ata ibn Ebu Mejmune se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ dilte për të kryer nevojën, unë dhe një djalosh tjetër e përcillnim për t'ia afruar shakullin me ujë.””