“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e ka obliguar sadakanë e (Bajramit të) Fitrit - ose ka thënë: të Ramazanit - për çdo mashkull dhe femër, për çdo të lirë dhe rob: një saë me hurma ose me elb. Ndërkaq, njerëzit këtë e bënë ekuivalent me gjysmë sai grurë. Ibn Omeri jepte hurma (për sadakanë e fitrit), e, kur në Medinë kishte mungesë hurmash, jepte elb. Nafiu tregon se Ibn Omeri jepte për të voglin dhe të madhin, madje edhe për fëmijët e mi. Ua jepte atyre që e pranonin. E jepnin një ose dy ditë para Bajramit të Fitrit.””