“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Sulejman ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ (në kafshën e udhëtimit) ishte edhe Fadli, kur një pjesëtare e fisit hatham vajti tek ata. Fadli dhe gruaja filluan të shikojnë njëri-tjetrin, ndërsa Pejgamberi ﷺ Fadlit ia ktheu kokën në anën tjetër. Gruaja e pyeti: - O i Dërguari i Allahut! Kur Allahu ua bëri obligim haxhin robërve, babai im ishte i shtyrë në moshë, saqë nuk mundte të qëndronte mbi deve kalërimi. A mund ta kryej unë haxhin për të? - “Po”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Kjo ka ndodhur në haxhin lamtumirës.””