“Abdurrahman ibn Mubareku na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e këtij i ka rrëfyer Habib ibn Ebu Amre, e ky nga Aishe bint Talhai se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: - O i Dërguari i Allahut! Besojmë se xhihadi është vepra më e mirë. A të marrim pjesë edhe ne në xhihad? - “Jo. Xhihadi më i mirë për ju është haxhi i pranuar”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”