“Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri se Zejd ibn Xhubejri tregon se shkoi te vendi ku qëndronte Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte një tendë të mbuluar me një pëlhurë pambuku dhe e pyeti: - Prej ku më lejohet ta kryej umrën? - I Dërguari i Allahut ﷺ i ka përcaktuar Karnin për banorët e Nexhdit, Dhul Hulejfën për banorët e Medinës dhe Xhuhfën për banorët e Shamit.”