“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Banorët e Medinës hyjnë në ihram prej Dhul Hulejfes, banorët e Shamit prej Xhuhfës dhe banorët e Nexhdit prej Karnit.” Dikush më ka treguar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dhe banorët e Jemenit hyjnë në ihram prej Jelemlemit.””