“[t]: Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu, se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Vendi nga ku banorët e Medinës hyjnë në ihram është Dhul Hulejfja, për banorët e Shamit është Mehjeja, - që ndryshe quhet Xhuhfe, - dhe për banorët e Nexhdit është Karni.” Disa po thonë se Pejgamberi ﷺ ka thënë edhe: “Vendi nga ku banorët e Jemenit hyjnë në ihram është Jelemlemi” , por unë nuk e kam dëgjuar këtë.”