“Ali ibn Muslimi më ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Numejri, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u çliruan këto dy qytete (Kufa dhe Basra, banorët e tyre) erdhën tek Omeri dhe i thanë: “O prijësi i besimtarëve! I Dërguari i Allahut ﷺ ua ka caktuar banorëve të Nexhdit Karnin (për mikat), i cili konsiderohet devijim nga drejtimi i rrugës sonë (të njohur, për në Mekë) , kurse ne po e kemi të vështirë për të shkuar nga Karni.” Omeri u tha: “Shikoni cilin vend e keni më afër rrugës suaj.” Kështu, ua caktoi Dhatu Irkun (për mikat).””