“Muhamed ibn Ebu Bekri na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e këtij i ka treguar Salim ibn Abdullahu se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, Pejgamberi ﷺ, teksa ishte në vendin Muarres, që ndodhet në mes të luginës së Dhul Hulejfes ka parë në ëndërr se i është thënë: “Tani ndodhesh në Bat'hanë e bekuar.” (Musa ibn Ukbe ka thënë): “Salimi ndalej për të pushuar aty ku ndalej Abdullahu, duke synuar vendpushimin (vendin Muarres) e të Dërguarit të Allahut ﷺ, që gjendej poshtë xhamisë, në mes të luginës, diku mes vendpushimit dhe rrugës.””