“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Të Dërguarin e Allahut ﷺ e parfumoja para se të hynte në ihram dhe pasi lirohej prej ihramit para se ta bënte tavafin e haxhit.””