“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ namazin e drekës e fali katër rekate në Medinë, kurse atë të ikindisë dy rekate në Dhul Hulejfe. (Ebu Kilabe ka thënë:) Mendoj se Pejgamberi ﷺ ka bujtur në Dhul Hulejfe deri në mëngjes.””