“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Umare, e ky nga Ebu Atije se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë e di fare mirë si e thoshte Pejgamberi ﷺ telbijen: “Lebejk Allahume lebejk. Lebejke la sherike leke lebejk. Inel hamde, ve nimete lek (Të përgjigjem, o Zoti im, vetëm Ty të përgjigjem. Të përgjigjem Ty, që nuk ke ortak, të përgjigjem. Vetëm Ty të takon lavdi dhe mirësia)! ” Transmetimin e Sufjanit e ka fuqizuar Ebu Muaviu nga Ameshi. Ndërkaq, Shuëbe (e transmeton zinxhirin e hadithit paraprak) duke thënë: “Na ka lajmëruar Sulejmani (Ameshi), e ky e ka dëgjuar Hajthemen, e ky nga Ebu Atije, e ky nga Aishja.””