“Hasen ibn Ali Halal Hudheliu na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar Sulejm ibn Hajani, e ky e ka dëgjuar Mervan Asferin se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Aliu erdhi prej Jemenit, e në atë rast Pejgamberi ﷺ e pyeti: - “Për çfarë lloj haxhi ke hyrë në ihram?” - Për atë lloj që ka hyrë vetë Pejgamberi ﷺ, - iu përgjigj Aliu. - “Sikur të mos e kisha marrë kurbanin me vete, tash do të lirohesha prej ihramëve”, - tha Pejgamberi ﷺ. Muhamed ibn Bekri, në transmetimin e tij nga Ibn Xhurejxhi, ka shtuar: - “Për çfarë lloj haxhi ke hyrë në ihram, o Ali?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Për atë lloj që ka hyrë vetë Pejgamberi ﷺ, - iu përgjigj. - “Merr një kurban dhe rri ashtu siç je me ihramë”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.”