“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Njerëzit e periudhës paraislame) kishin bindjen se umra në muajt e haxhit është mëkati më i madh në tokë, ndërsa muajin safer e numëronin për muaj të shenjtë.” Thoshin: “Pasi t'i shërohet shpina devesë (nga qëndrimi i gjatë i haxhiut sipër) , të humben gjurmët (e karvanit të haxhilerëve) dhe të kalojë saferi, lejohet umra për atë që dëshiron. Pejgamberi ﷺ me shokët e tij erdhën në mëngjesin e ditës së katërt (të dhul hixhes) të hyrë në ihram për haxh. Pejgamberi ﷺ urdhëroi ta shndërrojnë në umre (e të lirohen prej ihramëve). Kjo u erdhi rëndë sahabëve, andaj thanë: “O i Dërguari i Allahut! Si të lirohemi prej ihramëve?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Lirim të tërësishëm.””