“Ismaili na ka thënë: Më ka rrëfyer Maliku. [t]: Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Hafsa (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Ç'është kjo punë: të tjerët tanimë janë liruar prej ihramëve pas umrës, kurse ti ende nuk je liruar?” - “Unë i kam lyer flokët dhe ia kam vendosur qaforen kurbanit, andaj nuk lirohem derisa ta ther kurbanin”, - tha ai.”