“Muhamed ibn Bekri na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari se Ebu Shaëthai ka thënë: “Kush është ai që ruhet nga disa pjesë të Qabesë (për të mos i prekur)?” Muaviu i prekte të gjitha këndet (e Qabesë). Ibn Abasi i pati thënë: “Këto dy kënde nuk preken.” Muaviu ia ktheu: “Asnjë pjesë e Qabesë nuk është e braktisur.” Ibn Zubejri i prekte të gjitha këndet e Qabesë.”