“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi se Zubejr ibn Arabiu tregon: “Dikush e pyeti Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth prekjes së Gurit të Zi, e në atë rast i tha: - E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e prekur dhe puthur. - Po nëse ka kallaballëk? Po nëse pengohem (për shkak të turmës)? - e pyeste personi në fjalë. - Këtë “Po nëse?!” çoje në Jemen! Unë (po të them se) e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e prekur dhe puthur, - ia ktheu Ibn Omeri.””