“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Halid Hadhai, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e kreu tavafin rreth Qabesë hipur mbi deve. Sa herë që vente përballë Gurit të Zi, e përshëndeste me diçka që kishte në dorë (me bastun) dhe bënte tekbir.” Transmetimin e Halid ibn Abdullahut e ka fuqizuar Ibrahim ibn Tahmani nga Halid Hadhai.”