“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka thënë Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Humejd ibn Abudrrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në haxhin para atij lamtumirës, të cilin e udhëhiqte Ebu Bekri me urdhrin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ditën e Bajramit të Kurbanit, u urdhërua nga Ebu Bekri që së bashku me disa të tjerë të thërrasë ndër njerëz: “Pas këtij viti asnjë idhujtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf i zhveshur rreth Qabesë!””