“Is'hak Vasitiu më ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Halid Hadhai, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e bëri tavafin duke qenë hipur mbi deve. Sa herë që vente përballë Gurit të Zi, e përshëndeste me diçka që kishte në dorë (bastun) dhe bënte tekbir.”