“Muhamed ibn Ubejd ibn Mejmuni na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e bënte tavafin e parë, në tri rrotullimet e para nxitonte në ecje, kurse në katër të fundit ecte normal. Ndërkaq, kur ecte mes Safasë dhe Mervës, nxitonte në ecje përgjatë luginës.” Ubjedullah ibn Omeri thotë: “E kam pyetur Nafiun: “A e praktikonte Abdullahu ecjen normale kur arrinte te Këndi Jemenas?” - Jo, - iu përgjigj Nafiu, dhe vijoi: - Përveç nëse kishte kallaballëk te këndi, sepse ai nuk kalonte pa e prekur këndin.”