“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e praktikonte ecjen me nxitim gjatë tavafit dhe mes Safasë e Mervës, në mënyrë që idhujtarët të shihnin fuqinë e tij.” Humejdiu ka shtuar: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky e ka dëgjuar Atain, e ky nga Ibn Abasi, njëjtë.””