“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe se Muhamed ibn Zijadi tregon: “Teksa njerëzit po merrnin abdes prej enëve, Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kaloi pranë nesh, e në atë rast e dëgjova duke thënë: “Merrni abdes me përpikëri, sepse Ebu Kasimi ﷺ ka thënë: “Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri.””