“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Salimi tregon: “Abdulmeliku i dërgoi një letër Haxhaxhit (ku i thoshte) të mos e kundërshtonte Ibn Omerin për çështje të haxhit. Ditën e Arafatit isha me Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur, pasi dielli e kishte kaluar pikën e tij kulmore, vajti te tenda e Haxhaxhit dhe thirri. Haxhaxhi doli i mbështjellë me një izar të madh të lyer me shafran dhe tha: “Çfarë ke, o Ebu Abdurrahman?” - Të largohemi (nga këtu), nëse dëshiron ta praktikosh Sunetin, - iu përgjigj Ibn Omeri. - Në këtë kohë?! - pyeti Haxhaxhi. - Po. - E po, më prit pak, derisa të lahem dhe të dal. Ibn Omeri zbriti (nga kafsha e tij) dhe priti derisa doli Haxhaxhi, i cili filloi të ecë mes meje dhe babait tim. (Salimi thotë:) I thashë: “Nëse do ta praktikosh Sunetin, shkurtoje hutben dhe ngute qëndrimin (faljen e namazit, në mënyrë që të shpejtosh për te vendi i qëndrimit në Arafat).” Ai e shikoi Abdullahun dhe, kur e vërejti këtë, Abdullahu tha: “Ashtu është.””