“Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Salimi tregon: “Në vitin kur Haxhaxh ibn Jusufi e sulmoi Ibn Zubejrin, e pyeti Abdullahun: “Çfarë vepron në Arafat ditën e Arafatit?” Unë i thashë: “Nëse do ta praktikosh Sunetin, atëherë fale namazin në pikën e vapës (pasi të hyjë koha e drekës). Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: Ashtu është. Sunet është të bashkohet dreka me ikindinë.” Ibn Shihabi thotë: “E kam pyetur Salimin: “A ka vepruar kështu i Dërguari i Allahut ﷺ?” - Vallë, a e pasoni me këtë (bashkimin e namazit dhe faljen e tij në fillim të hyrjes së kohës së tij) përveçse Sunetin e tij? - tha Salimi.”