“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu se Nafiu tregon: “Në Muzdelife Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e bashkonte namazin e akshamit me atë të jacisë. Ai kalonte nga qafëmali, ku pati kaluar i Dërguari i Allahut ﷺ, hynte aty, e kryente nevojën dhe merrte abdes. Pastaj nuk falej, derisa arrinte në Muzdelife.””