“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Suvejdi, e këtij i ka treguar Amër ibn Ebu Amri, i çrobëruari i Mutalibit, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Xhubejri, i çrobëruari i Velibe Kufiut se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë me Pejgamberin ﷺ kur, ditën e Arafatit, janë larguar prej Arafatit. Pejgamberi ﷺ nga mbrapa kishte dëgjuar një grahje të ashpër (të kafshëve), fshikullima e bulurimë devesh, andaj bëri me shenjë me shkop dhe tha: “O njerëz, jini të qetë! Mirësia nuk arrihet me ngutje.” Fjala “evdau" “أَوْضَعُوا" e ka kuptimin: “janë ngutur”. Shprehja “ hilalekum" 556b2f;">﴾ خِلاَلَكُمْ 556b2f;">﴿ (Teube, 47) e ka kuptimin: “janë futur ndërmjet jush (duke ju përçarë).” Po ashtu, shprehja “ve fexherna hilalehuma" 556b2f;">﴾ وَفَجَّرْنَا خِلاَلَهُمَا 556b2f;">﴿ (Kehf, 33) domethënë: “në mesin e tyre (hilalehuma), bëmë të rrjedhë (fexherna) një lumë.””