“Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Abdurrahman ibn Jezidi tregon: “Kur Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e bëri haxhin, në Muzdelife arritëm në kohën e ezanit të jacisë ose përafërsisht në atë kohë. Ai urdhëroi dikë ta thërrasë ezanin e ikametin dhe e fali akshamin. Pastaj i fali edhe dy rekate të tjera dhe kërkoi t'ia sillnin darkën. Me të darkuar, urdhëroi, - kujtoj se ka thënë: një burrë, - që ta thërrasë ezanin e ikametin.” Amri ka thënë: “Mendoj se mëdyshja këtu nuk ka ardhur prej dikujt tjetër pos Zuhejrit, - dhe e fali jacinë dy rekate. Kur zbardhi agimi, (pasi e fali sabahun) tha: “Në këtë kohë, vend dhe ditë, përveç këtij namazi, Pejgamberi ﷺ nuk falte asnjë namaz tjetër.” Abdullahu tha: “Fjala është për dy namazet që zhvendosen nga koha e vet: namazin e akshamit, (që falet) pasi njerëzit arrijnë në Muzdelife dhe namazin e sabahut, me të gdhirë agimi. Dhe tha: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar.””