“1686, 1687 - Zuhejr ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Junus Ejliu, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Usame ibn Zejdi u ul me Pejgamberin ﷺ, mbrapa në kafshën e tij, prej Arafatit deri në Muzdelife. Pastaj hipi Fadli, prej Muzdelifes deri në Mina. Të dy tregojnë se Pejgamberi ﷺ bënte telbijen në vazhdimësi, derisa i gjuajti guralecët në xhemrën e Akabesë.”