“Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe se Ebu Xhemra tregon: “E pyeta Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth haxhit temetu, e në atë rast më porositi për ta kryer po atë. E pyeta edhe për kurbanin dhe më tha: “Mund të përdoret deveja, lopa, delja ose mund të jesh ortak me dikë tjetër (në kurban). Mirëpo, u duk sikur disave nuk u pëlqeu kjo. Pastaj pashë në ëndërr sikur një njeri po thërriste: “Haxh të pranuar! Haxh temetu të pranuar!” Vajta e i tregova Ibn Abasit, e në atë rast më tha: “Allahu ekber! Kështu është Suneti i Ebu Kasimit ﷺ.” Ademi, Vehb ibn Xheriri dhe Gunderi e kanë transmetuar këtë hadith nga Shuëbe me shprehjen: “Umre të pranuar! Haxh të pranuar!””