“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Abdullah ibn Omeri tregon se i ka thënë babait të vet: - Mos shko (në haxh këtë vit), sepse kam frikë se do të të ndalin prej Qabesë. - Atëherë do të veproj siç pati vepruar i Dërguari i Allahut ﷺ. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Shëmbëlltyrën më të mirë e keni në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21) Andaj, jini dëshmitarë se po ia obligoj vetes umrën, - tha Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe hyri në ihram për umre. Kështu, u nis për rrugë. Kur arriti në Bejda, hyri në ihram për haxh e umre dhe tha: “Çështja e haxhit dhe umrës është e njëjtë.” Pastaj bleu një kurban në Kudejd. Me të arritur (në Mekë), bëri një tavaf të përbashkët për të dy (haxhin e umrën) dhe nuk u lirua prej ihramëve, derisa u lirua edhe prej haxhit.””